Politike

PD-PS bashkohet për Territorialen, shtyjnë punimet deri në shtator, Opozita kërkon shtim ekspertësh

Kështu, përsa i përket ndryshimeve në ndarjen e territorit, puna do të riijojë në shtator, ndërsa deri më 15 korrik deputetët do të dëgjojnë grupet e interesit dhe organizatat ndërkombëtare për analizën e funskionimet të ndarjes territoriale të bërë në 2014.

22 Qershor 2022, 17:23 Nga F.M
PD-PS bashkohet për Territorialen, shtyjnë punimet deri në
Dhurata Çupi dhe Anila Denaj

TIRANË- Komisioni i posaçëm i reformës territoriale ka zgjatur punimet deri në shtator dhe i ka shtyrë pas pushimeve të verës. Dy bashkëkryetaret, Dhurata Çupi nga Partia Demokratike dhe Anila Denaj nga Partia Socialiste u shprehën në komision se do t’i kërkojnë Parlamentit një zgjatje të punës së tyre deri në 30 shtator, pasi puna e komisionit kufizohet nga dekreti i Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve vendore. 

Kështu, përsa i përket ndryshimeve në ndarjen e territorit, puna do të riijojë në shtator, ndërsa deri më 15 korrik deputetët do të dëgjojnë grupet e interesit dhe organizatat ndërkombëtare për analizën e funskionimet të ndarjes territoriale të bërë në 2014.

 “Sot bëmë një punë të mirë përtej debateve, sepse po bëhet nxehja, por e rëndësishme është që të konkludojmë me dy vendimet dhe duke ju falënderuar për pjesëmarrjen aktive, të biem dakord për letrën drejtuar Kuvendit për shtyrjen e afatit dhe letrën drejtuar Byrosë për kërkesat shtesë për ekspertët,”- tha Denaj.

Përfaqësues të Opozitës kërkuan edhe shtimin e ekspertëve, por kjo kërkesë do të shqyrtohet.

“Përsa kohë jemi pjesë e kësaj tryeze e çmojmë pasjen e një eksperti,”- tha Erisa Xhixho nga LSI.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

erisa xhixho reforma territoriale dhurata cupi anila denaj

Sondazh

Poll