Rama dështoi me premtimin/ S'ka asnjë ofertë, anulohet tenderi për ngritjen e satelitëve
Edi Rama TIRANË- Dy satelitët e kryeministrit Edi Rama, “Albania 1” dhe “Albania 2” nuk do të ngrihen në hap&eu...
Elvis Koçi është larguar nga detyra për arsye që ende nuk janë bërë me dije zyrtarisht.
TIRANË- Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku në vendin e tij është emëruar, Iris Ago. Koçi është larguar nga detyra për arsye që ende nuk janë bërë me dije zyrtarisht.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave. Vendosi: 1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", thuhet në VKM.
Ndërsa nga ana tjetër, Iris Ago është e diplomuar për Financë-Kontabilitet dhe rezulton se ka mbajtur pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që prej muajit dhjetor 2021. Po ashtu, ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në vitin 2021.
Ndërkohë që gjatë periudhës 2017 – 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në vitet 2016 – 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Iris Ago ka lindur në Tiranë 1987. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë-Kontabilitet gjatë periudhës 2005-2009, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor VITET, pranë Universitetit Europian të Tiranës, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime.
Që prej muajit Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në vitin 2021. Gjatë periudhës 2017-2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ago ka ushtruar profesionin e saj si konsulente financiare, koordinatore dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme në sektorin privat prej vitit 2009 deri në 2016-ën. Ajo ka përvojë dhe ekspertizë të thelluar në fushën e konsulencës financiare; tatimore dhe kontabilitetit për kompanitë të sektorëve të ndryshëm; këshillim për fondet e investimeve; planifikim marketingu; studime fizibilitetiti; studim tregu; plan biznesi; konsultim për marrëdhëniet e shoqërisë me institucionet financiare për kreditim ose financim; konsultim për marrëdhëniet e kompanisë me sektorin publik. Pjesë e rëndësishme e detyrave gjatë përvojës në sektorin privat ka qenë dhe angazhimi në disa projektë strategjike, si ai i gazsjellësit TAP.
Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipit në Shqipëri organizuar nga Universiteti George ëashington, si dhe ka kontribuar në programin e “Doing Business” për vite me radhë. Ajo zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.
Edi Rama TIRANË- Dy satelitët e kryeministrit Edi Rama, “Albania 1” dhe “Albania 2” nuk do të ngrihen në hap&eu...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka shprehur kritika ndaj qëndrimit të kr...
Michael Schmidt-Neke Intervistoi Erion Habilaj – Vox News Michael Schmidt-Neke është një mik i shqiptarëve dhe merret prej dekad...
Artur Meçollari dhe Bajram Begaj TIRANË- Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari shkruan se Komisioni i Ligjeve ka operua...
Foto ilustruese BULLGARI- Mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme për Maqedoninë e Veriut shtynë propozimin e deputetit...
TIRANË- Në prag të Samitit të Brukselit i cili do të mbahet në dy ditët në vijim ku temë diskutimi do të jet...
CDU/CSU Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perën...
Erion Braçe DIVJAKË- Fermerët e Çermës kanë dalë sot në protestë, por si mbështetës kanë ed...
Ansambli TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se qeve...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se janë kryer ndryshime në modelin e financimit të buxhe...