Politike

Berisha takim me Shoqërinë Civile: Rama po shpërfill çdo interes kombëtar, po luhet me fatin e shqiptarëve

Ai gjithashtu ka folur për rritjen e çmimeve në vend, për të cilën tha se kjo është rritja më e madhe e çmimeve në vend që nga viti 1992.

22 Qershor 2022, 18:41 Nga I.A
Berisha takim me Shoqërinë Civile: Rama po shpërfill çdo
Sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria Rama po luan me fatin e shqiptarëve. Gjatë një takimi me Shoqërinë Civile, Berisha tha se Rama është duke shpërfillur çdo interes kombëtar. Ai gjithashtu ka folur për rritjen e çmimeve në vend, për të cilën tha se kjo është rritja më e madhe e çmimeve në vend që nga viti 1992.

"Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe kontributin tuaj të thellë pasi jeni përballur me guxim të veçantë me ekspertizë të lartë me një regjim i cili siç fakton çdo ditë, nuk përfill në këtë vend asgjë përveç interesave të ngushta të qeveritarëve dhe Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i komuniteteve dhe grupeve të interesit, zëri i opozitës gjithçka shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS si opinione të qytetarëve.

Një formë e shëmtuar e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj, zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me 10-15 vetë por ky as zërin e popullit nuk merr por vetëm zërat e zyrave të tij. Rama sillet si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmon se shpërfill çdo interes shqiptar të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju për projektin më të madh kombtar në shqiptarëve, interesi i integrimit të popullit shqiptar në komunitetin europian, ky zotëri nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkani të Hapur, projekt i hegjemomisë serbe dhe ruse në rajon.

Pas 30 vitesh pritje të shqiptarëve për tu vendosur aty ku kanë vendin si vokacion perëndimor, nuk thuhet më se nuk jemi as lindje as perëndim por sot do ta diskutojmë propozimin e Macron si Ballkan i Hapur. Sot ky projekt po prezantohet se Serbia mos të shkojë në luftë, por ne asnjë nuk ka na sulmon dot asnjë shtet pasi Biden ka thënë se asnjë inç i territoreve të NATO-s shkohet në luftë. Kosova nuk sulmohet dot pasi është në mbrojtjen e KFOR. Nuk është luajtur asnjëherë me fatet e shqitptarëve siç po luhet sot. Për shqiptarët fokusi është te integrimi europian. Ka një konfiskim të të drejtave në këtë vend si në asnjë vend tjetër. Shqiptarët po përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni propagandën ata nuk kanë ndjeshmëri për këtë pjesë," tha Berisha.

sali berisha sali berisha me shoqerine civile

Sondazh

Poll