Politike

‘E ç’më duhet mua’/ Malkaj: Kjo shprehje duhet vrarë

Gjatë fjalës së tij në takimin e Berishës dhe Shoqërinë Civile, Malkaj tha se nëse kjo shprehje nuk vritet, shqiptarët nuk kanë asnjë në vijë.

22 Qershor 2022, 19:01 Nga I.A
‘E ç’më duhet mua’/ Malkaj: Kjo shprehje duhet
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori Medi Malkaj ka deklaruar se shprehja që ka shoqëruar shqiptarët gjatë gjithë kohës është 'e ç'më duhet mua'. Gjatë fjalës së tij në takimin e Berishës dhe Shoqërinë Civile, Malkaj tha se nëse kjo shprehje nuk vritet, shqiptarët nuk kanë asnjë në vijë.

"Në të gjitha rrjete sociale unë jam krahu i djathtë i Doktorit por sot për herë të parë jemi këtu afër. Ç’duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua? Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar.  E ç’më duhet mua. Ne po nuk vramë këtë ‘ç’më duhet mua’ nuk kemi gjë në vijë. Po ka korrupsion! E ç’më duhet mua, po prishin shtëpitë, e ç’më duhet mu, po hedhin gaz, e ç’më duhet mua. Duhet të heqim këtë ‘e ç’më duhet mua’," tha Malkaj.

mehdi malkaj sali berisha me shoqerine civile

Sondazh

Poll