Politike

Mandati i Olta Xhaçkës/ Të premten mblidhet Kuvendi, Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin merr vendimin

Sot, Kuvendi ka njoftuar datën e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin, që do të mbahet të premten, më 24 qershor. Datë kur edhe do të vendoset për fatin e mandatit që Xhaçka mori në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

22 Qershor 2022, 18:45 Nga k.m.
Mandati i Olta Xhaçkës/ Të premten mblidhet Kuvendi,
Olta Xhaçka

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas saj, bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria si dhe ka përfituar nga pasuritë shtetërore. Kërkesa u depozitua një ditë më parë nga deputeti i PD, Agron Shehaj. Sot, Kuvendi ka njoftuar datën e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin, që do të mbahet të premten, më 24 qershor. Datë kur edhe do të vendoset për fatin e mandatit që Xhaçka mori në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Ishte Agron Shehaj ai që doli në një konferencë për shtyp, ku denoncoi se familja e ministres po përfiton nga pronat në bregdet, duke ua 'dhuruar' familjarëve të saj. Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet. 

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. 

olta xhacka investimet strategjike

Sondazh

Poll