Politike

Berisha: Regjimi Rama ka blerë, gjyqtarë, opozitarë dhe zyrtarë

Gjatë një takimi me Shoqërinë Civile, Berisha tha se regjimi ka arritur që të blejë gjykatës, prokurorë, zyrtarë si dhe opozitarë.

22 Qershor 2022, 19:14 Nga I.A
Berisha: Regjimi Rama ka blerë, gjyqtarë, opozitarë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se regjimi i kësaj qeverie nuk respekton asnjë ligj dhe asnjë rregull. Gjatë një takimi me Shoqërinë Civile, Berisha tha se regjimi ka arritur që të blejë gjykatës, prokurorë, zyrtarë si dhe opozitarë.

"Ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe. E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te prokurori dhe nga prokurori te gjykata e burgu. Shanset e pafajësisë në sistemin e këtij narkoshteti janë drejt zeros pothuajse, 0.8%, nuk ka rëndësi nëse ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka të të ndalojë policia", tha Berisha.

sali berisha sali berisha me shoqerine civile

Sondazh

Poll