Politike

Rama dështoi me premtimin/ S'ka asnjë ofertë, anulohet tenderi për ngritjen e satelitëve

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve.

22 Qershor 2022, 16:54 Nga k.m.
Rama dështoi me premtimin/ S'ka asnjë ofertë, anulohet
Edi Rama

TIRANË- Dy satelitët e kryeministrit Edi Rama, “Albania 1” dhe “Albania 2” nuk do të ngrihen në hapësirë, ndaj dhe procedura e tenderimit publik të tyre është anuluar nga Agjencia e Prokurimet Publik. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve.

Kjo sepse nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. Objekti i kësaj kontrate ishte realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbim satelitor), për një periudhë 3-vjeçare me një fond limit 671.670.000 lekë pa TVSH. Megjithatë pa satelitët edhe tenderi ka dështuar.

Rama dështoi me premtimin/ S'ka asnjë ofertë, anulohet

Lajmin për ngritjen e satelitëve e dha vetë kryeministri Edi Rama që nga foltorja e Kuvendit në tetor 2021 bëri publik lajmin, ku shkaktoi jo pak të qeshura në sallë. Ndërsa ministri i Mbrojtjes,  Niko Peleshi në datën 7 prill firmosi hapjen e tenderit, por që më pas u anulua. Përgjegjës për dështimin e projektit u bë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica, i cili u shkarkua nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin, duke shërbyer për çështje civile të vendit.

 

 

 

 

edi rama agjencia e prokurimet publik tenderi per satelitet

Sondazh

Poll