Politike

Meçollari-Ligjeve: Operuat me dokument të falsifikuar, si ia vutë vulën një dokumenti me firmë të skanuar nga Stambolli për Begajn

Meçollari kërkon që të paktën një anëtar i Komisionit të Ligjeve të provojë se në datën 4 qershor 2022, mbas orës 16:00 kanë miratuar kandidaturën e Bajram Begaj për President me Dekret jo të fotokopjuar, por origjinal.

22 Qershor 2022, 16:32 Nga F.M
Meçollari-Ligjeve: Operuat me dokument të falsifikuar, si ia
Artur Meçollari dhe Bajram Begaj

TIRANË- Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari shkruan se Komisioni i Ligjeve ka operuar me një dokument të falsifikuar për lirimin nga detyra të Bajram Begajt e për t’i hapur rrugën drejt karriges së Presidentit. Në një postim në Facebook, Meçollari shkruan se firma e dokumentit të firmosur nga Presidenti Meta në mesditën e datës 4 qershor 2022 në Stamboll përputhet me firmën e dokumentit të fotokopjuar të dërguar në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Por, ai ngre pyetjen se sim und t’i jetë vendosur vula një dokumenti të ardhur nga Stambolli me firmë të skanuar. Meçollari kërkon që të paktën një anëtar i Komisionit të Ligjeve të provojë se në datën 4 qershor 2022, mbas orës 16:00 kanë miratuar kandidaturën e Bajram Begaj për President me Dekret jo të fotokopjuar, por origjinal.

Postimi i plotë:

Në gjykimin tim, Komisioni i Ligjeve ka operuar me një dokument të fallsifikuar. Firma në Stamboll, vula në Tiranë.  Firma e dokumentit të firmosur nga Presidenti Meta në mesditën e datës 4 qershor 2022 në Stamboll përputhet me firmën e dokumentit të fotokopjuar të dërguar në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Komisioni i Ligjeve shqyrton legjitimitetin e kandidaturës me dokumentacion. Në dijenin time ky dokument, jo origjinal, është marrë në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve.

Pyetje: si ju vendos vula një dokumenti të ardhur me firmë të skanuar????? A ka ndonjë anëtar të Komisionit të Ligjeve që mund të provojë se në datën 4 qershor 2022, mbas orës 16:00 kanë miratuar kandidaturën e Bajram Begaj për President me Dekret jo të fotokopjuar, por origjinal, të Predidentit për lirimin e tij nga Forcat e Armatodura? Sipas ligjit Dekreti i Presidentit ka marrë fuqi ligjore ditën që Presidenti Meta ka dorëzuar në Sekretarinë e Presidencës dekretin me firmë origjinale dhe i është vendosur vula. Një akt administrativ merrë fuqi kur ka te gjithë elementët e parashikuar nga ligji.

Një ditë më parë, ish-drejtuesi i Forcave të armatosura detare, Artur Meçollari shkruante se në dekretin original të Metës nuk mund të ketë pasur vulë, pasi firma nga Presidenti u hodh në Stamboll ku ai ndodhej me 4 qershor, ndërsa vula ishte në Tiranë.

Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

 

artur mecollari ilir meta bajram begaj

Sondazh

Poll