Bota

Zelenskyy:Luftimet në rajonin e Luhanskut janë në 'pikën më të vështirë'

Provincat Luhansk dhe Donetsk njihen së bashku si Donbas

22 Qershor 2022, 12:02 Nga d.d

 

Zelenskyy:Luftimet në rajonin e Luhanskut janë në
Volodymyr Zelenskyy

 

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se situata ushtarake në rajonin lindor të Luhanskut është shumë e vështirë pasi Rusia rriti përpjekjet për të dëbuar trupat ukrainase nga zonat kryesore.

"Falë manovrave taktike, ushtria ukrainase po forcon mbrojtjen e saj në rajonin e Luhanskut.Ky është me të vërtetë vendi më i vështirë. Pushtuesit po bëjnë gjithashtu presione të fuqishëm në drejtim të Donetsk. Po luftojmë për një vendim pozitiv nga Bashkimi Evropian për statusin e kandidatit të Ukrainës, ne po luftojmë gjithashtu çdo ditë për armatim modern për vendin tonë.Ne nuk heqim dorë për asnjë ditë," tha Zelenskyy.

Sipas Sky News, provincat Luhansk dhe Donetsk njihen së bashku si Donbas. Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 119. Sulmet e trupave ruse shfaqen në shumë territore të Ukrainës. Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur raportohen nga Inteligjenca britanike në Ukrainë. 

 

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll