Bota

Banda e 'majmunëve' rrëmbejnë dhe vrasin foshnjen në Tanzani, nëna tmerrohet

Fëmija ishte një muajsh dhe ndodhej në krahët e nënës së tij jashtë shtëpisë së familjes në një fshat në Tanzani

22 Qershor 2022, 11:04 Nga d.d

 

Banda e 'majmunëve' rrëmbejnë dhe vrasin foshnjen
Majmun

TANZANI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tanzani teksa një grup majmunash i kanë sulmuar një foshnje, si pasojë fëmija ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja, majmunët rrëmbyen foshnjen teksa nëna e tij po e ushqente me gji. 

Sipas Policisë, fëmija ishte një muajsh dhe ndodhej në krahët e nënës së tij jashtë shtëpisë së familjes në një fshat në Tanzani, kur ndodhi ngjarja e tmerrshme rreth orës 15:00.

Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh sulmuan shtëpinë dhe e morën atë. Ajo bërtiti për ndihmë dhe fqinjët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar. Ata arritën ta çlironin foshnjen nga duart e majmunëve.Por kur erdhën fqinjët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, foshnja u lëndua në kokë dhe në qafë”, tha polici.

Nëna e fëmijës Shayima Said, filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me foshnjen Luhaiba-n në fshatin Mëamgongo.

Luhaiba fatkeqësisht vdiq në spital. Sipas policisë, incidente të ngjashme nuk janë të rralla në fshatrat si Mëamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe.

 

 

tanzani

Sondazh

Poll