Bota

Qindra mijëra të evakuuar në Kinë për shkak të përmbytjeve

Në provincën fqinje të Jiangxi, pothuajse 500,000 njerëz janë prekur nga dëmtimet e shtëpive si pasojë e përmbytjeve

22 Qershor 2022, 10:32 Nga d.d
Qindra mijëra të evakuuar në Kinë për shkak të
Foto ilustruese

KINË-Përmbytjet e mëdha, kanë detyruar evakuimin e qindra mijëra njerëzve në Kinën jugore.

Lumenjtë janë tejmbushën dhe nivelet e përmbytjeve kanë arritur në nivelin më të lartë të 50 viteve në dy provinca të vendit.

Sipas BBC, qyteti industrial i Guangdong pezulloi mësimin, punën në zyrë dhe transportin publik mes rritjes së nivelit të ujërave dhe kërcënimit nga rrëshqitjet e dheut.

Në provincën fqinje të Jiangxi, pothuajse 500,000 njerëz janë prekur nga dëmtimet e shtëpive si pasojë e përmbytjeve. Rajonet lindore të Kinës po përballen me reshjet më të larta që nga viti 1961, thonë zyrtarët e motit.

Banorëve të komuniteteve që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe në lagjet e ulëta u është kërkuar të lëvizin në toka më të larta.

Qyteti i Shaoguan në provincën Guangdong ka qenë një nga më të prekurit, duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin për përmbytjet në nivelin më të lartë, pasi qyteti regjistroi reshje rekord që nga fundi i majit. Një alarm i ngjashëm u vendos për qytetin Qingyuan të Guangdong.

Në pellgun e ulët të lumit Pearl, i cili rrethon Guangdong dhe Guangxi, shiu ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit, prodhimi dhe transporti tashmë po vuajnë nën masa të rrepta anti-Covid. Ndërkohë shumë zona në veri të vendit po përjetojnë temperatura jashtëzakonisht të larta.

Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se situata ka të ngjarë të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim dhe do të vazhdojë të rrisë nivelet e ujit në pellgun e lumit Pearl.

 

permbytjet ne kine

Sondazh

Poll