Bota

Përçarje në BE/ Austria: Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në union, ne do dalim

Të rinjtë e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) kanë reaguar ashpër, duke shtruar pyetjen se “Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE, atëherë a duhet të largohemi?”, pas një sondazhi të bërë në rrjetet sociale.

22 Qershor 2022, 11:55 Nga A.B
Përçarje në BE/ Austria: Nëse Ukraina, Shqipëria dhe
Harta

AUSTRI- Përçarje në Bashkimin Europian. Rekomandimi i komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit në BE Ukrainës dhe Moldavisë ka krijuar një ndarje tek të rinjtë. Të rinjtë e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) kanë reaguar ashpër, duke shtruar pyetjen se “Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE, atëherë a duhet të largohemi?”, pas një sondazhi të bërë në rrjetet sociale.

Kjo pyetje ka marrë pëlqimin e shumicës së komentuesve, duke bërë që rinia e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) të fillojë diskutimet për tërheqjen e Austrisë nga BE, shkruan Alo.rs.

I të njëjtit mendim duket se është edhe eurodeputeti i FPÖ, Harald Vilimski, pasi i ka pëlqyer njoftimi dhe e ka shpërndarë atë.

Përçarje në BE/ Austria: Nëse Ukraina, Shqipëria dhe

Eurobarometri tregon se 41 për qind e austriakëve e konsiderojnë të mirë anëtarësimin në BE, ndërsa 40 për qind thonë se nuk është as i mirë as i keq. Vetëm 18% thanë se ishte keq që Austria u anëtarësua në BE.

bashkimi europian austria shqiperia

Sondazh

Poll