Bota

Ministri i jashtëm rus: Shqiptarët kanë në dorë armët e raketat e dërguara për Ukrainën, i shesin me zbritje

Lavrov ka deklaruar se armët që kanë dalë në treg janë të llojit, Stingers e Javelins e se po rishiten me zbritje. 

22 Qershor 2022, 10:49 Nga F.M
Ministri i jashtëm rus: Shqiptarët kanë në dorë
Sergey Lavrov

RUSI- Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka bërë një akuzë të rëndë ndaj shqiptarëve. Ai ka deklaruar se armët kanë përfunduar në tregun e zi e se disa prej tyre që janë dërguar në Ukrainë përfunduan në Shqipëri e në Kosovë. Lavrov ka deklaruar se armët që kanë dalë në treg janë të llojit, Stingers e Javelins e se po rishiten me zbritje. 

'Armët kanë përfunduar në tregun e zi. Disa prej armëve që janë dërguar në Ukrainë kanë përfunduar në Shqipëri dhe Kosovë. Armët po rishiten me zbritje. Edhe raketat Stingers dhe Javelins kanë dalë gjithashtu në tregun e zi.'- deklaroi ministri në Twitter. 

Kjo është e disata herë që ministri përmend shqiptarët dhe shitjen e armëve në Shqipëri. 

sergey lavorov

Sondazh

Poll