Bota

Avioni u rrëzua e shpërtheu në flakë, dalin pamjet nga Miami, pasagjerët: Mendova se do vdisja

Udhëtarët që i mbijetuan aksidentit kanë rrëfyer panikun e përjetuar gjatë aksidentit ajror.

22 Qershor 2022, 10:05 Nga F.M
Avioni u rrëzua e shpërtheu në flakë, dalin pamjet nga
Avioni i rrëzuar

SHBA- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet nga aksidenti ajror që ndodhi këtë mëngjes në Miami. Avioni duket se është totalisht i copëtuar. Udhëtarët që i mbijetuan aksidentit kanë rrëfyer panikun e përjetuar gjatë aksidentit ajror.

“Mendova se do të vdisja, në fakt. Ishte një plak pranë meje dhe unë po e përqafoja. Ishte e tmerrshme,”- tha Paola Garcia për CBS Miami.

Avioni kishte 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni ishte nisur nga Santo Domingo, Republika Dominikane. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

aksident ne miami rrezohet avioni ne miami

Sondazh

Poll