Bota

Ekspertët: Me rritjen e çmimit të grurit kriza e urisë do të thellohet në mbarë botën

Rusia dhe Ukraina kontrollojnë rreth 11.2 për qind të tokës së punueshme në botë dhe furnizojnë me 28 për qind të grurit botën.

22 Qershor 2022, 10:53 Nga j.c
Ekspertët: Me rritjen e çmimit të grurit kriza e urisë do
Gruri

UKRAINË- Pushtimi rus në Ukrainë ka bllokuar rreth 25 milionë tonë grurë që nuk mund të transportohen derisa portet e Detit të Zi të jenë sërish të aksesueshme. Agjencitë ushqimore të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se 49 milionë njerëz në 46 vende janë në rrezik që të goditen nga niveli i lartë i urisë këtë vit pas rritjes së çmimeve.

Rusia dhe Ukraina kontrollojnë rreth 11.2 për qind të tokës së punueshme në botë ndërkohë furnizojnë botën me 28 për qind të grurit. Shërbimi i Statistikave të Ukrainës vlerëson se afërsisht 40 për qind e tokës bujqësore të Ukrainës mund të mos mbillet këtë vit, duke rezultuar në një rënie prej 54 për qind nga nivelet e prodhimit të grurit në vitin 2021. Sasi e cila është humbur gjatë luftës në Ukrainë e cila filloi në fund të shkurtit.

Sistemi i drithit i Ukrainës është i përqendruar në transportin drejt dhe përmes porteve të Detit të Zi, sipas Yevhenii Tkachenko, ekspert bujqësor nga Ukraina. Kapanonet e grurit dhe objektet e magazinimit në porte janë të mira, por derisa ato porte të hapen sërish, ato 25 milionë tonë drithë nuk mund të zhvendosen lehtë.

Sipas mediave të huaja, bllokimi i grurit ka bërë që çmimet të rriten shumë në shumë vende të cilët fornizohen me grurin ukrainas. Një zyrtar i Institutin Ndërkombëtar të Politikave Ushqimore, Jim Glauber, ka deklaruar se lriza nuk do të thotë se po mbaroj gruri, thjesht do të jetë më i shtrenjtë, deri në të korrat e vjeshtës të vitit 2023.

lufta ukraine-rusi kriza ushqimore

Sondazh

Poll