Bota

Pelosi dënon sulmet raciste të Presidentit Trump ndaj ligjvënësit me ngjyrë

28 Korrik 2019, 12:40 Nga DOSJA
Pelosi dënon sulmet raciste të Presidentit Trump ndaj

SHBA- Kryetarja e Dhomës Demokratike Nancy Pelosi e ka akuzuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sulmet raciste rreth ligjvënësve afrikano-amerikan.

Presidenti Trump e sulmoi Elijah Cummings dhe rrethin e tij në Maryland përmes një komenti në rrjetet sociale.

Presidenti amerikan e përshkroi rrethin e tij si një shuicë e zezë dhe nëj rrëmujë e infektuar.

Si kryetar i Komitetit për Mbikëqyrjen e Shtëpisë, Z. Cummings ka nxitur një sërë hetimesh në politikat e administratës Trump, duke përfshirë trajtimin e migrantëve në qendrat e paraburgimit.

Pelosi kryesoi ligjvënësit demokratë në mbrojtjen e Cummings dhe dënoi komentin e Trump-it në rrjetet sociale.

Pelosi shkruan se mesazhet e Trump ishin si një sulm racist ndaj z. Cummings, popullsia e rrethit të të cilit është më shumë se 50% e zezë sipas të dhënave të regjistrimit të SHBA.

Vërejtjet e Presidentit Trump vijnë vetëm disa javë pasi ai u kritikua për sulmet e tjera racite që bëri ndaj grave kongresmene me ngjyrë, ku ju kërkoi atyre të ktheheshin në vendet e krimit nga të cilët vinin.

Këto sulme raciste ishin ndaj 4 kongresemneve,  Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar – të gjithë ato janë qytetare amerikanë.

Marrë dhe përshtatur nga BCC

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 4 kongresmenet donald trump elijah cummings ligjvënësi me ngjyrë pelosi 4 kongresmenet donald trump elijah cummings ligjvënësi me ngjyrë pelosi

Sondazh

Poll