Bota

Zëri më i dashur i fëmijëve, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktorja zanore e Minnie Mouse

28 Korrik 2019, 13:26 Nga DOSJA
Zëri më i dashur i fëmijëve, ndahet nga jeta në

Kaliforni- Aktorja zanore e Minnie Mosuse, Russi Taylor ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Ajo ka lujatur më shumë se 30 vjet për të argëtuar fëmijët në mbarë botën. Taylor me rolin e “Minnie Mouse” në filmat e animuar u ka marrë zemrën mijëra fëmijëve që e kanë dëgjuar.

Minnie Mouse është një ndër personazhet më të dashur për fëmijë dhe zëri i aktores së famshme do mbetet gjatë jo vetëm në mendjet e fëmijëve por edhe të të rriturve.

Lajmin për vdekjen e aktores e ka bërë të ditur kompania “Walt Disney” me anë të një njoftimi, ku thonte se vdiq të premten në Glendale të Kalifornisë.

Që nga viti 1986, zëri i Taylor ka krijuar personazhin e famshëm, Minnie Mouse, e cila në film është partnerja e personazhit tjetër të famshëm, Mickey Mouse.

Taylor ka luajtur edhe role të tjera me zërin e saj, si ai i “The Simpson”, TaleSpin, Little Mermaid, Buzz Lightyear of Star Command dhe Kim Possible.

Njësoj si në filmin e animuar, ajo ishte e martuar me aktorin Ëayne Allëine, i cili ishte zëri i personazhit Mickey Mouse, deri në vitin 2009 kur ai u nda nga jeta.

“Për më shumë se 30 vjet, Minnie dhe Russi kanë punuar së bashku për t’i argëtuar miliona njerëz në mbarë botën. Ky bashkëpunim e bëri Minnie-n ikonë botërore dhe Russi-n legjendë të Disney-t, e cila duhet nga të gjithë”,- tha Bob Iger, shef i kompanisë “Disney”Taylor.

Ajo ishte përzgjedhur nga 200 kandidatë për ta luajtur rolin e Minnie-t në një audicion të vitit 1986.

Aktorja është nderuar me titullin “Legjenda e Disney-t” në vitin 2008. Në atë kohë, Taylor kishte thënë se shpreson që kushdo që e zëvendëson atë në këtë rol ta dojë këtë karakter aq shumë sa e ka dashur ajo.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktorja zanore e minnie mouse russi taylor vdes aktorja e njohur aktorja zanore e minnie mouse russi taylor vdes aktorja e njohur

Sondazh

Poll