Bota

Sulm me armë në Britani, vritet ish-ndihmësi i Nënë Terezës, gjesti prekës para vdekjes

28 Korrik 2019, 13:27 Nga DOSJA
Sulm me armë në Britani, vritet ish-ndihmësi i Nënë

ANGLI– Ish-ndihmësi i shenjtores Nënë Teresa, Mark Bloomfield ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi me armë në Swansea të Britanisë së Madhe tre ditë më parë.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore 54-vjeçari sërish nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve.

Ishte familja e Bloomfield ajo që konfirmoi vdekjen e 54-vjeçarit duke treguar edhe gjestin e tij të fundit për të ndihmuar njerëzit.

“Mark Bloomfield ndërtoi një trashëgimi që do të vazhdojë të jetojë. Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkuta, ai ishte një kontribues thelbësor për misionin e saj. Në fund të jetës së tij, ai ka vendosur që të dhurojë organet e tij për personat në nevojë.”

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi sherrin në barin ku ndodhej edhe Bloomfield, por deri më tani policia ka arrestuar një 61-vjeçar.

Ndërkohë hetimet ende vazhdojnë lidhur me rastin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani e madhe mark bloomfield vdes ndihmesi i nene tereses britani e madhe mark bloomfield vdes ndihmesi i nene tereses

Sondazh

Poll