Bota

Të shtëna në Brooklyn/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur pas sulmit në Nju Jork

28 Korrik 2019, 12:18 Nga DOSJA
Të shtëna në Brooklyn/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur

NEW YORK- Një i vdekur dhe 11 të pagosur kanë mbetur si shkak i një sulmi në New York.

Policia vendase ka raportuar se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Incidenti ka ndodhur në Brooklyn, ndërkohë akoma nuk është zbuluar idedetiteti i personit që hapi zjarr.

Të gjithë banorët e kësaj zonë janë të frikësuar dhe thonë se e kemi përjetuar këtë sulm njësoj si të ishim në luftë.

11 personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa viktima që ka ndërruar jetë nuk është indentifikuar akoma.

“Ne patëm të shtëna te tmerrshme në Brownsville sonte që shkaktoi një ngjarje të rëndë për të gjithë banorët.-“tha Bill de Blasio, kryebashkiaku i qytetit, në rrjetet sociale.

“Ne do të bëjmë gjithçka me fuqinë tonë për ta mbajtur këtë komunitet të sigurt.”- ka përfunduar ai.

“Një nga përvojat më të këqija të jetës sime”,- tha Alicka Amprey-Samuel, anëtar i këshillit për Qarkun e 41-të të Nju Jorkut.

Marrë dhe përshtatur nga Independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 i vdekur 11 t eplagosur sulm ne new york 1 i vdekur 11 t eplagosur sulm ne new york

Sondazh

Poll