Bota

“Meriton çmimin Pulitzer” gazetari pakistanez zhytet thellë në ujë për të raportuar përmbytjet

28 Korrik 2019, 12:58 Nga DOSJA
“Meriton çmimin Pulitzer” gazetari pakistanez zhytet

PUNJAB- Një gazetar pakistanes është zhytur në mes të ujit derisa arrite të fliste, për të raportuar mbi përmbytjet në vend.

Videoja është bërë virale në mediat sociale teksa gazetari Azadar Hussain, ishte zhytur thellë në ujë teksa raportonte live përmbytjet e lumit Sind në Punjab këtë javë.

Vetëm koka dhe dora me të cilën mbante mikrofonin i dukej mbi sipërfaqen e ujit, ndërkohë vazhdonte dhe raportonte sesi këto përmbytje kanë shkatërruar tokat bujqësore të zonës.

Hussain u përgëzua nga mediat sociale për faktin që shkoi aq thellë dhe raportoi fjalë për fjalë mbi gjendjen në cilën ndodhej vendi. Ndërkohë shumë kolegë e miq të tij kanë thënë se gazetari meriton çmimin Pulitzer që sakrifikoi për profesionin e tij .

Por nuk kanë munguar as njerëzit indiferentë, duke u shprehur se ai është një i çmendur që rrezikoi jetën në këtë rast ekstrem.

Marrë dhe përshtatur nga RTQUESTIONMORE

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota azadar hussain gazetari raporton i zgytur ne uje permbytjet e lumit sind azadar hussain gazetari raporton i zgytur ne uje permbytjet e lumit sind

Sondazh

Poll