Sport

Arrihet marrëveshja me Chelsean, Lukaku rikthehet te Inter! Zbulohet shuma përfundimtare e huazimit

Inter dhe Chelsea kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare. Klubi italian do të paguajë 8 milionë plus bonuset për huazimin e Lukakut

21 Qershor 2022, 19:31 Nga DOSJA

Arrihet marrëveshja me Chelsean, Lukaku rikthehet te Inter! Zbulohet shuma

ITALI- Inter dhe Chelsea kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare. Klubi italian do të paguajë 8 milionë plus bonuset për huazimin e Lukakut. Vetëm një vit më parë, sulmuesi belg u largua nga klubi italian për t'u rikthyer te Chelsea për 120 milionë euro.

Pas vetëm një sezoni, belgu rikthehet te Inter aty ku Lukaku dha një kontribut të madh në titullin kampion në sezonin 2020-2021. Me fanellën e Interit, Lukaku shënoi 64 gola në 95 ndeshje, duke u bërë një titullar i padiskutueshëm.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku

Sondazh

Poll