Sport

Oferta befasuese e një klubi të Serisë A, për Edinson Cavanin e "Djajve"!

Është e sigurt që sulmuesi do të largohet zyrtarisht nga Manchester United më 30 qershor, por ende nuk dihet destinacioni i tij i ardhshëm. A mund të kthehet në Serie A?

21 Qershor 2022, 15:25 Nga DOSJA
Oferta befasuese e një klubi të Serisë A, për Edinson

ITALI - Në moshën 35-vjeçare, Edinson Cavani do të largohet nga Manchester United dhe ndoshta nga Premier League këtë verë. Pas dy sezonesh me ‘Djajtë e Kuq’, uruguajanit i skadon kontrata në fund të muajit, por prej disa kohësh ai është në kërkim të një sfide të re. Aktualisht, vetëm një ofertë ka dalë në dritë kohët e fundit. 

Salernitana, e cila skuadra që qëndroi me vështirësi në Serie A (e 17-ta), thuhet se është në proces të formulimit të një oferte kontrate për ish-sulmuesin e Paris Saint-Germain.  Kjo do të shoqërohej me një pagë vjetore prej 2 milionë eurosh, siç ka transmetuar mëngjesin e sotëm ‘Foot Mercato’. 

Informacionet e dhëna dje nga ‘Gazzetta dello Sport’ tregojnë se klubi italian dëshiron të jetë ambicioz perms punës së dy njerëzve: Danilo Iervolino, pronari dhe Morgan De Sanctis, drejtori i ri sportiv, i cili rezulton të jetë ish-portieri i Napolit dhe Monacos. Ata ëndërrojnë të tërheqin Edinson Cavanin në radhët e Salernitanës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll