Sport

Kupat e Europës, Tirana dhe Laçi mësojnë emrat e arbitrave

Skuadrat shqiptare po përgatiten maksimalisht për ndeshjet e para kualifikuese të Kupave të Europës, takime qe do të luhen në korrik

21 Qershor 2022, 18:45 Nga DOSJA

Kupat e Europës, Tirana dhe Laçi mësojnë emrat e arbitrave

EUROPË- Skuadrat shqiptare po përgatiten maksimalisht për ndeshjet e para kualifikuese të Kupave të Europës, takime qe do të luhen në korrik. Pak ditë më parë u mësuan kundërshtarët e skuadrave shqiptare në Champions e Conference League, ndërkohë që orët e fundit kanë dalë dhe emrat e arbitrave qe do të vendosin drejtësi.

Tirana, skuadra kampione do e luajë takimin e parë në transfertë ndaj Dudelange më datë 6 korrik. Arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje janë norvegjezë, i pari është Rohit Saggi, ndihmuar nga Morten Jensen dhe Oystein Ytterland.
Kryesori 30-vjeçar ka arbitruar 2 ndeshje të Europa League dhe vetëm një në Conference League.

Laçi do e luajë ndeshjen e parë në Elbasan Arena më datë 7 korrik ndaj malazezëve të Iskra-s. Arbitrat që do vendosin drejtësi në këtë përballje janë nga Luksemburgu dhe kryesori i tyre është Alain Durju, ndihmuar nga Joaquim Da Silva dhe David Mateus Santos.

E.Ç (Dosja.al)

tirana

Sondazh

Poll