Sport

"Ne i besojmë atij!" Anglia ratifikon Southgate në krye të ‘Tre Luanëve’

Debbie Hewitt, presidentja e Federatës Angleze të Futbollit, ka miratuar vazhdimësinë e trajnerit, pavarësisht rezultateve të fundit

21 Qershor 2022, 17:09 Nga DOSJA
"Ne i besojmë atij!" Anglia ratifikon Southgate në krye
Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së Anglisë

ANGLI - Ndeshjet e fundit ndërkombëtare kanë qenë veçanërisht të vështira për Anglinë. Humbja e dyfishtë ndaj Hungarisë (1-0 dhe 0-4) dhe barazimet me Gjermaninë (1-1) dhe Italinë (0-0) i kanë lënë "Tre Luanët" në fund të Grupit 3 dhe pa opsione për të kaluar në "finale" të Ligës A të Nations League. Rënia në Ligën B kërcënon seriozisht Anglinë, e cila ende përjeton humbjen e finales së Euro 2020 me penallti kundër Italisë (1-1, 3-2(p) në ​​‘Wembley’.

Kritikat kanë goditur Gareth Southgate ditët e fundit, veçanërisht pas humbjes 0-4 ndaj Hungarisë,  disfata më e rëndë në shtëpi për 'Tre Luanët' në 94 vjet. E megjithatë, Debbie Hewitt, presidente e Federatës Angleze të Futbollit (FA), ka ratifikuar qëndrimin e trajnerit në krye të kombëtares.

"Gareth është trajneri më i suksesshëm që ka pasur Anglia në 55 vitet e fundit. Ai na ka çuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe në finalen e Kampionatit Evropian,"- siguroi ajo. "Kam folur me Gareth. Ne i besojmë atij. Fakti që ka pasur një pengesë nuk na bën të dyshojmë në vendimin tonë për t'i ofruar atij një kontratë të re,"- thotë Hewitt.

Hewitt theksoi punën e Southgate brenda dhe jashtë fushës: "Përpara se ai të ishte trajner kishte shumë rivalitete mes klubeve. Gareth ka krijuar krenari, duke veshur fanelën e Anglisë,"- është shprehur presidentja Hewitt, e cila është treguar shumë e prerë në vendimin e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll