Sport

De Laurentiis nën hetim për kontabilitet të rremë në çështjen Osimhen

Guardia di Finanza kreu një sërë kontrollesh midis Castel Volturno, Romë dhe Francës

21 Qershor 2022, 15:36 Nga DOSJA
De Laurentiis nën hetim për kontabilitet të rremë në
Aurelio de Laurentiis, president i Napolit

ITALI - Aurelio de Laurentiis, gruaja e tij Jacqueline Baudit, djali i tyre Edoardo dhe vajza e tyre Valentina, po hetohen për kontabilitet të rremë në kuadër të transferimit të Victor Osimhen  në  Napoli. 

Guardia di Finanza, me urdhër të prokurorisë publike të Napolit, kreu një sërë kontrollesh në zyrat e klubit në Castel Volturno dhe Romë për të kontrolluar kontratën që kishte përfunduar tashmë në pikëpyetje të prokurorisë federale të çështjes së fitimeve kapitale, ku shkeljet ishin përjashtuar nga një pjesë e klubit ‘azzurr’. 

Objektivi i kontrolleve, sqaron prokuroria, është marrja e dokumentacionit dhe elementëve të tjerë të dobishëm, për të vërtëtuar sjellje të paligjshme në lidhje me shitblerjen e të drejtave të disa lojtarëve të ndodhura në verën e vitit 2020 kur Osimhen u ble nga Lille (ka kontrolluar edhe selinë e klubit francez). Në marrëveshje kishin hyrë edhe Karnezis dhe të rinjtë Manzi, Palmieri dhe Liguori.

Hetimet kryhen nga prokurori Francesco De Falco me zv/prokurorin Vincenzo De Falco. Napoli ndihmohet nga avokati Gino Fabio Fulgeri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll