Sport

Arrestohen 10 futbollistë, të akuzuar për trukim dhe fiksim të rezultateve sportive…

Ata i përkasin ekipeve të dytë dhe të tretë të RFEF në Spanjë, duke përfshirë disa nga Atlético Sanluqueño, i cili e deklaron veten "të palidhur me të gjitha këto ngjarje".

21 Qershor 2022, 17:39 Nga DOSJA
Arrestohen 10 futbollistë, të akuzuar për trukim dhe fiksim

SPANJE - Policia kombëtare ka arrestuar dhjetë futbollistë nga ekipet e nivelit të dytë dhe të tretë të RFEF në Badajoz, Seville, Almería dhe Cádiz, disa prej tyre nga klubi Atlético Sanluqueño, nga Sanlúcar de Barrameda (Cádiz), me akuzën për fiksim të ndeshjeve për të siguruar përfitime të mëdha me bastet sportive.

Sipas policisë kombëtare spanjole, operacioni që po kryhet këtë të martë në provincat e sipërpërmendura është i drejtuar kundër një organizate kriminale, që dyshohet se i dedikohet trukimit të ndeshjeve në RFEF dhe ligën kombëtare të Gjibraltarit.

Hetimi, i cili është i hapur dhe arrestimet janë kryer pas një urdhëri nga një gjykatë në Sanlúcar de Barrameda (Cádiz), e cila ka mbështetjen e Europolit dhe Interpolit. Deri më tani janë arrestuar 10 persona për krime të dyshuara për përkatësi në organizatë kriminale,  korrupsion mes individëve në fushën e sportit dhe mashtrim ndaj operatorëve të lojërave.

Sipas hetimeve të para, organizata kriminale dyshohet se vepronte që në maj të vitit 2021 kur u zbuluan nga drejtoria e përgjithshme e rregullimit të lojërave të fatit për sjellje të parregullta të tregut të basteve, me rastin e një ndeshjeje të kategorisë së tretë.

Burime pranë operacionit policor kanë bërë me dije për EFE, se në mesin e të arrestuarve ka disa lojtarë të Atlético Sanluqueño, të cilët në një deklaratë sigurojnë se “nuk kanë lidhje me të gjitha këto ngjarje” dhe se kjo bëhet "në injorancën më absolute".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll