Sport

"Kam refuzuar PSG dhe Real Madrid", Tite me mision të qartë në Katar: Dua Kupën e Botës me Brazilin

Trajneri i Brazilit ka dhënë një intervistë për The Guardian

21 Qershor 2022, 18:51 Nga DOSJA

"Kam refuzuar PSG dhe Real Madrid", Tite me mision të qartë

BRAZIL- Trajneri i Brazilit ka dhënë një intervistë për The Guardian. Tekniku 61-vjeçar u ndal në shumë tema duke folur për punën e tij dhe prapaskenën e bujshme duke refuzuar ofertat e Real Madrid dhe të PSG. Trajneri i Selecaos tani duket i fokusuar te Kupa e Botës.

"Jemi në kupën e Botës dhe tani është koha për ta fituar atë. Kam mundësinë të mbyll të gjithë ciklin katërvjeçar. Pritshmëritë janë të mëdha, por fokusi është te puna. Tashmë e di që nëse fitoj, do të konsiderohem si trajneri më i mirë, përndryshe do të ofendohem.Nuk e kuptoj pse ka gjithmonë këtë presion. Fituam Copa America në vitin 2019 dhe thyem rekordin për më shumë pikë në kualifikueset e Amerikës së Jugut."

Në fund Tite foli edhe për të ardhmen e tij, i cili zbuloi se kishte refuzuar disa oferta të rëndësishme.

"Dua të jem i sinqertë, nuk kam ndërmend të punoj menjëherë pas Katarit. Dua të kaloj një vit me familjen time. Tani kam përgjegjësinë i të qenurit trajner i Brazilit. Ka pasur klube që më janë afruar por unë i kam larguar. Në vitin 2018 PSG më kërkoi pasi shkarkoi Emery. Më pas erdhi edhe Real Madrid, por vendosa të jem në krye të Brazilit.Unë dua të fitoj Kupën e Botës. Pas Katarit do të vendos për të ardhmen time".

E.Ç (Dosja.al)

brazil tite

Sondazh

Poll