Sport

Tevez nënshkruan si trajner i Rosario Central... pas 17 ditësh në ‘pension’!

Ish-sulmuesi argjentinas do të shoqërohet nga një 'staf' teknik i veçantë. Ai do të punojë së bashku me vëllezërit e tij dhe Carlos 'El Chapa' Retegui, trajner hokeji.

21 Qershor 2022, 16:15 Nga DOSJA

Tevez nënshkruan si trajner i Rosario Central... pas 17 ditësh në

ARGJENTINE - Më 4 qershor, Carlos Tevez njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli si lojtar profesionist. "Unë ndalova së luajturi sepse humba tifozin tim numër një: babain. U zgjova një ditë dhe thashë 'nuk luaj më', thirra përfaqësuesin tim dhe i thashë këtë", - rrëfen 'El Apache' në moshën 38-vjeçare.

Mirëpo, vetëm 17 ditë më vonë, Carlos Tevez rikthehet për të 'kërcyer në ring' i kthyer në... trajner! Rosario Central ka njoftuar nënshkrimin e tij si trajner për 12 muajt e ardhshëm. Kjo do të jetë përvoja e tij e parë në stol.

"Njerëzit janë tifozë të Centralit! Mirë se vini Carlos Tévez në klubin më të pasionuar në botë", - shkruan skuadra e 'popullit' në njoftimin e saj të prezantimit. Gjithçka është gati për debutimin e tij. 'Apache' do të debutojnë më 24 korrik kundër Gimnasia y Esgrima de La Plata në javës e pestë të Ligës.

Carlos Tevez do të shoqërohet nga një 'staf' teknik i veçantë. Ai do të punojë së bashku me vëllezërit e tij dhe Carlos 'El Chapa' Retegui, trajner hokej. Rosario Central, pas katër ndeshjesh është në vendin e 22-të në një kampionat me 28 skuadra gjithsej, me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Tevez nënshkruan si trajner i Rosario Central... pas 17 ditësh në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll