Sport

Mane zbarkon në Gjermani, zbulohet data e prezantimit te Bayern Munich

Epoka e Mane te Liverpool zyrtarisht po i afrohet fundit. Sulmuesi senegalez së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Bayern Munich

21 Qershor 2022, 14:16 Nga DOSJA

Mane zbarkon në Gjermani, zbulohet data e prezantimit te Bayern Munich

GJERMANI- Epoka e Mane te Liverpool zyrtarisht po i afrohet fundit. Sulmuesi senegalez së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Bayern Munich. Futbollisti mbërriti sot në qytet për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Pasi të kenë përfunduar vizitat, do të jetë koha për të firmosur kontratën. Më pas, prezantimi zyrtar për mediat dhe tifozët: Mané do të jetë në Allianz Arena të mërkurën për të përshëndetur ekipin e tij të ri.

Detajet e ofertës janë ato që janë thënë ditët e fundit. Bayern do të paguajë 41 milionë euro në arkën e Liverpool. 32 pjesë fikse plus 6 shtesë në bazë të paraqitjeve dhe 3 në bazë të rezultateve individuale dhe të ekipit. Mané ishte transferuar te klubi anglez në vitin 2016 për një shumë prej 31 milionë paund plus 2.5 milionë bonuse.

E.Ç (Dosja.al)

mane bayern munich

Sondazh

Poll