Bota

Liz Truss: Britania e Madhe do të vendos sanskione të tjera ndaj Rusisë

Ajo theksoi se senksionet do të jenë duke u shtuar derisa Moska të tërhiqet plotësisht nga Ukraina

21 Qershor 2022, 13:34 Nga d.d
Liz Truss: Britania e Madhe do të vendos sanskione të tjera ndaj
 Liz Truss

BRITANI E MADHE-Sekretarja e çështjeve të jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss ka njoftuar se qeveria angleze do trë vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë. Sipas The Guardian, ajo theksoi se senksionet do të jenë duke u shtuar derisa Moska të tërhiqet plotësisht nga Ukraina.

"Britania do të vazhdojë të vendosë sanksione dhe të ndalojë importimin e mallrave nga Rusia derisa të shohim Rusinë të tërhiqet plotësisht nga Ukraina. Ne jemi të vendosur të ofrojmë më shumë armë, të vendosim më shumë sanksione dhe të mbështesim Ukrainën në shtyrjen e Rusisë nga territori i tyre," tha Truss.

Truss tha se do të udhëtonte në Turqi nesër për të diskutuar opsionet për të ndihmuar në nxjerrjen e grurit nga Odesa dhe se kishte vetëm disa javë për të gjetur një zgjidhje. Lufta sot ka hyrë në ditën e 118. Sulmet e trupave ruse kanë krijuar në Ukrainë një kaos dhe shkatërim total. Dhjetra persona vdesin nga këto sulme çdo ditë.

 

 

lufta ukraine-rusi liz truss

Sondazh

Poll