Bota

Vrasja e 5-vjeçares, nëna: E vrava teksa ishte me kurriz, nuk doja ta shikoja

Sipas gjyqtarit, pavarësisht tentativës për të na bërë që ta besojmë që e ka bërë pa vetëdije Patti rezulton me shëndet të mirë mendorë.

21 Qershor 2022, 13:37 Nga j.c
Vrasja e 5-vjeçares, nëna: E vrava teksa ishte me kurriz, nuk doja
Elena

ITALI- Martina Patti, 23-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare Elena është shprehur në gjykatën e Katanias, Daniela Monaco Crea se e ka vrarë të bijën ndërkohë që nuk e shikonte në sy.

"E çova Elenën në fushë dhe fillova të godisja, nuk më kujtohet mirë, se ishte e kthyer me kurriz dhe nuk doja të shikoja”-tha ajo.

Sipas gjyqtarit, pavarësisht tentativës për të na bërë që ta besojmë që e ka bërë pa vetëdije Patti rezulton me shëndet të mirë mendorë. Ai ka thënë gjithashtu se nëse ajo nuk arrestohet menjëherë ka gjasa të shumtë që të largohet.

"Vrasja e një fëmije në moshë të vogël dhe për rrjedhojë e pambrojtur, përveçse integron një krim shumë të rëndë, është një sjellje e panatyrshme, e neveritshme, etike, e pamoralshme, e qortueshme dhe e neveritshme, aspak e pranueshme në asnjë kontekst,”-shkruan gjyqtari hetues.

Sipas TGcom,  gjyqtari theksoi se vdekja e Elenas vjen nga një person i cili në asnjë moment nuk ka shfaqur pendim.

"Ajo e inskenoi rrëmbimin me një qartësi ekstreme dhe nuk tregoi asnjë shenjë pendimi. Të gjithë elementët që tregojnë veprime të paskrupullta dhe pandjeshmërie”-shtoi gjyqtari.

Gjyqtarja dhe hetuesja gjithashtu mendon se Martina kishte parashikuar gjithçka, si dhe si të fshihte provat që në fillim. Ajo organizoi rrëmbimin e rremë, të cilin ajo e mbështeti me ngulm.

"Nuk më kujtohet se çfarë më kaloi në mendje kur godita vajzën time, apo nuk e mbaj mend reagimin e vajzes teksa e godita, memorien e kam shume te turbullt. Nuk me kujtohet varrosja e vogëlushes, por me siguri isha unë,” -tha 23 vjeçarja.

Por Martina mban mend se ka shkuar në fushën ku ekzekutoi vajzen me një qese plastike të zezë me vete të cilën e ka marrë para se të dilte nga shtëpia.

martina patti elena

Sondazh

Poll