Bota

FOTO/ Detaje të reja nga raporti mjeko-ligjorë, Roula Pispirigou e dyshuara kryesore

Ekpertët në bazë të shenjave në fytyrën e Malenës dhe rrobave të përgjakura të Irisit, arritën në përfundimin se dy vajzat e vogla ishin vrarë nga një person i cili dyshohet se është mamaja e tyre Roula Pispirigue.

21 Qershor 2022, 10:55 Nga j.c
FOTO/ Detaje të reja nga raporti mjeko-ligjorë, Roula Pispirigou e
Vajzat e Roula Pispirigou

GREQI- Raporti mjeko-ligjorë rreth vdekjes së dy vajzave të Roula Pispirigou-t pritet të dalë pas pak ditësh ndërkohë që mediat greke tashmë kanë siguruar një pjesë të informacionit që pritet të publikohet. Sipas Proto Thema, janë përjashtuar shkaqet patelogjike të vdekjes së dy të miturave në Patras pasi gjatë ekzaminimeve konstatohet se ato mund të jenë mbytur.

Ekpertët në bazë të shenjave në fytyrën e Malenës dhe rrobave të përgjakura të Irisit, ata arritën në përfundimin se dy vajzat e vogla ishin vrarë nga një person i cili dyshohet se është mamaja e tyre Roula Pispirigou.

FOTO/ Detaje të reja nga raporti mjeko-ligjorë, Roula Pispirigou e
Foto nga raporti mjeko-ligjorë

"Përjashtimi i kombinuar i shkaqeve patologjike të vdekjes çon, sërish sipas metodologjisë se mbi fëmijët është ushtruar dhunë. Më pas, duke pasur parasysh mekanizmin e veprimit të faktorit mekanik, elektrik ose të një faktori tjetër, si dhe të helmimit, zbulohet se të miturat janë mbytur. Në këtë rast, mekanizmi mbytës konfirmohet nga gjetjet e mëposhtme si nekropsike/patologjike/fotografike:

Gërvishtjet në faqen e djathtë gjatë autopsisë së Maria Eleni Daskalakit.Dëmtimet e mukozës në gojë dhe buzën e sipërme gjatë ekzaminimit nekropsik të vajzës së papagëzuar dhe shqyrtimit të fotografive, në kombinim me leckën e gjetur që mbante sasi të mjaftueshme gjaku”-thuhet në raportin mjeko-ligjorë.

Ky është fragmenti nga konstatimi i ‘Karakouki’, kalogria që çon në vdekje mbytëse dhe aktivitet kriminal dhe pritet të shkaktojë zhvillime të shpejta në çështjen e Patras.

roula pispirigou

Sondazh

Poll