Bota

Kreu ndërhyrje kirurgjikale, si paraqitet gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Kryeministri ndihet mirë e raportohet se do mbajë takime pasditen e sotme, pas operacionit të vogël që kreu në një spital në Londër

21 Qershor 2022, 10:26 Nga A.B
Kreu ndërhyrje kirurgjikale, si paraqitet gjendja shëndetësore e
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Boris Johnson është në gjendje të mirë shëndetësore disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni për një problem me sinusin. Kryeministri ndihet mirë e raportohet se do mbajë takime pasditen e sotme, pas operacionit të vogël që kreu në një spital në Londër, tha zëdhënësi i tij.

Johnson u shtrua në spital në orën 6 të mëngjesit për procedurën e planifikuar dhe u kthye në Downing Street rreth orës 10 të mëngjesit. DailyMail raporton se kjo ishte hera e parë që kryeministri vizitoi spitalin që kur u prek nga Covid në pranverën e vitit 2020.

boris johnson

Sondazh

Poll