Bota

VD/ Momenti kur helikopteri i kolonelit rus hidhet në erë nga raketa ukrainase

Koloneli Sergey Gundorov, 51-vjeç u godit nga forcat ukrainase në afërsi të Volnovakha në Donbas.

21 Qershor 2022, 10:06 Nga j.c
VD/ Momenti kur helikopteri i kolonelit rus hidhet në erë nga raketa
Pamje nga shpërthimi i helikopterit

RUSI- Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentin kur një kolonel rus rrëzohet me helikopterin e tij pasi u godit me një raketë ukrainase. Sipas Daily Mail, në video duket momenti kur helikopterii kolonelit, përplaset në tokë pasi goditet nga raketa ukrainase.

Koloneli Sergey Gundorov, 51-vjeç u godit nga forcat ukrainase në afërsi të Volnovakha në Donbas. Helikopteri i tij Mi-35 shpërtheu në ajër, dhe pasi u rrëzua në tokë krijoi një shpëthim të fuqishëm. Megjithatë një helikopter tjetër i ushtrisë ruse që ishte duke shoqëruar kolonelin, arrin t’i shmanget raketave të forcave ukrainase.

Gundorov ishte koloneli i 55-të i njohur i ushtrisë ruse që u vra gjatë luftës në Ukrainë. Ai ishte i afërt me presidentin rus Vladimir Putin. Ai thuhet se vdiq me 16 Qershor por tani është konfirmuar.

sergey gundorov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll