Bota

DRAMATIKE në Greqi, nëna mban të mbyllur në apartament vajzën për 42 vite

E moshuara mbante në banesë të fshehur vajzën e saj 51-vjeçare

21 Qershor 2022, 10:02 Nga A.B
DRAMATIKE në Greqi, nëna mban të mbyllur në apartament
Foto ilustruese

GREQI- Histori dramatike në Larisa. Është zbuluar se një nënë ka mbajtur për 42 vite në banesë vajzën e saj. 76-vjeçarja vdiq në shkallët e pallatit ku ajo jetonte, pasi po kthehej nga tregu, raportojnë mediat greke

Pas vdekjes së saj, u zbulua se e moshuara mbante në banesë të fshehur vajzën, tashmë 51-vjeç.

Me urdhër të prokurorit është thirrur Shërbimi Social i Bashkisë së Larisës dhe tashmë po heton për kushtet e jetesës së 51-vjeçares e cila sipas të njëjtave informacione duket se e ka kuptuar situatën. Hetimet po vijojnë për të kuptuar arsyen se përse gruaja është mbajtur në banesë për kaq shumë vite me radhë. 

Bëhet e ditur se babai i 51-vjeçares ka ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa pas varrimit të 76-vjeçares për në vendlindjen e saj, duhet të ekzaminohet ambienti në të cilin do të qëndrojë tani e tutje 51-vjeçarja.

greqi nena mban fshehur ne banese vajzen

Sondazh

Poll