Bota

VIDEO/ Ylli hollivudian takon Zeleksyy-n: Je heroi im, hoqe dorë nga karriera dhe mobilizove botën

Stiller kishte vizituar më herët refugjatët ukrainas në Poloni, i cila ka pranuar më shumë se 1 milion ukrainas

21 Qershor 2022, 09:39 Nga d.d
VIDEO/ Ylli hollivudian takon Zeleksyy-n: Je heroi im, hoqe dorë nga
Volodymyr Zelenskyy, Ben Stiller

UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka patur një takim nga aktorin amerikan Ben Stiller. Në videon e mëposhtme shihet teksa Stiller hyn në sallë dhe i shtrëngon dorën Zelenskyyt duke e quajtur hero.  

"Është një nder i madh për mua. Është vërtet e mrekullueshme. Ti je heroi im,” i tha Stiller Zelenskyyt gjatë një takimi në Kiev. Sipas mediave të huaja, Stiller ka takuar refugjatë dhe zyrtarë, në Ukrainë në Ditën Botërore të Refugjatëve.Ai u takua dhe me ambasadoren e SHBA-së Bridget A. Brink në Lviv, gjithashtu vizitoi dhe qytetet Irpin dhe Makarov pranë Kievit.

Ai shtoi, "Ju hoqët dorë nga një karrierë e shkëlqyer aktrimi për këtë."

Zelenskyy u përgjigj: "Jo aq të shkëlqyer sa e jotja!"

Stiller kishte vizituar më herët refugjatët ukrainas në Poloni, i cila ka pranuar më shumë se 1 milion ukrainas të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës. Shumë personazhe të tjerë të famshëm kanë vizituar Ukrainën. Aktorja Angelina Jolie, vizitoi në prill qytetin e Lviv. Lufta sot ka hyrë në ditën e 118. Bombardimet dhe sulmet vazhdueshme nga trupat ruse në Ukrainë.

volodymyr zelenskyy bene stiller lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll