Bota

VD/ Bllokohet teleferiku në Indi, turistët zbresin me litar

Ata u detyruan të zbrisnin duke përdorur një litar pasi teleferiku u ndal papritur mbi një vargëmal. 

21 Qershor 2022, 09:30 Nga j.c
VD/ Bllokohet teleferiku në Indi, turistët zbresin me litar
Indi

INDI- Një grup turistësh në Indi ndërkohë që po admironin pamjet mahnitëse të maleve veriore në Shivalik teleferiku i tyre u ndal duke shkaktuar ankth dhe tmerr. Ata u detyruan të zbrisnin duke përdorur një litar pasi teleferiku u ndal papritur mbi një vargëmal. 

Sipas Daily Mail, grupi mbeti i bllokuar për më shumë se një orë përpara se ekipet e policisë dhe zjarrfikësve të mbërrinin për të ndihmuar në evakuimin e teleferikut pasi shumë nga vizitorët si fëmijë dhe të moshuar nuk ishin në gjendje të përdornin litarin për të zbritur.

Autoritetet përdorën një teleferik të dytë për të shpëtuar pjesën tjetër të grupit.  Një skenë e ngjashme ndodhi më 13 tetor 1992, kur kablloja e transportit u prish dhe teleferiku me 11 pasagjerë rrëshqiti mbrapsht. Në panik, operatori u hodh nga makina në momentin që ajo filloi të rrëshqiste dhe vdiq. 

"Në Indi siguria nuk është kurrë proaktive, ajo mendohet vetëm kur jetët vihen në rrezik,"- tha një ndjekës në rrejet sociale pas lajmit.

Një tjetër bëri thirrje që teleferiku të pezullohet derisa operatorët të provojnë se përmbushin standardin ndërkombëtar të sigurisë të miratuar nga Ministria e Turizmit.

indi

Sondazh

Poll