Aktualitet

VIDEO- Zjarrëfikësit shpëtojnë vajzën e vogël në Astir, duartrokiten nga qytetarët

Qytetarët e kanë duartrokitur shpëtimin e vogëlushes. 

21 Qershor 2022, 10:48 Nga A.B
VIDEO- Zjarrëfikësit shpëtojnë vajzën e vogël
Zjarri ne Astir

TIRANË- Dosja.al ka siguruar videon nga momenti kur është shpëtuar një familje në Astir, pasi banesa e tyre rrezikohej nga zjarri që përpiu pallatin në rrugën 'Aleksandri i Madh'. Në këto pamje shihen momenti kur forcat zjarrëfikëse shpëtojnë vajzën e vogël të familjes, duke përdorur shkallët e zjarrëfikëses. Qytetarët e kanë duartrokitur shpëtimin e vogëlushes. 

Zjarri që u vu në orët e para të mëngjesit në garazh dëmtoi katër makina dhe la të plagosur tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre, pasi ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë, por situata u ka dalë jashtë kontrollit.  

 

zjarr ne astir

Sondazh

Poll