Aktualitet

Zjarri në Astir, e moshuara: Për vete do isha djegur, nusja më shpëtoi

Gruaja e cila u shpëtoi flakëve të zjarrit deklaroi se kanë dëgjuar shpërthime e britma të qytetarëve e fëmijëve. 

21 Qershor 2022, 10:11 Nga A.B
Zjarri në Astir, e moshuara: Për vete do isha djegur, nusja më
E moshuara

TIRANË- Një e moshuar ka deklaruar për mediat se nuk do të kishte shpëtuar e gjallë nga zjarri në Astir, nëse nuk do ishte për nusen e saj. Gruaja e cila u shpëtoi flakëve të zjarrit deklaroi se kanë dëgjuar shpërthime e britma të qytetarëve e fëmijëve. 

'Shpëtuam, dolëm të parët, u strehuam te një i njohuri jonë. Kishin shumë probleme, britmat e fëmijëve i kam dëgjuar, më mirë mos t'i kisha pa. Nuk kam parë zjarrëfikëse. Po kishte shpërthim, krisëm. Nuk e kam dëgju, e ka dëgju nusja, ajo më coi mua. Për vete isha djeg aty, shyqyr më nxorri nusja. Kanë dëgjuar krisëm, për sa nuk e di. '- tha një e moshuar. 

Zjarri që u vu në orët e para të mëngjesit në garazh dëmtoi katër makina dhe la të plagosur tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre, pasi ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë, por situata u ka dalë jashtë kontrollit.  

zjarr ne astir

Sondazh

Poll