Aktualitet

Fshehën 260 milionë lekë të reja, prokuroria dërgon për gjykim 4 biznesmenë, mes tyre Rrahim Dedja

Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera mbi veprimtarinë e kompanisë “Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja, ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.

21 Qershor 2022, 09:34 Nga A.B
Fshehën 260 milionë lekë të reja, prokuroria dërgon
Prokuroria e Tiranes

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim katër persona në Tiranë. Prokuroria pranë gjykates së shkallës së parë në Tiranë dërgoi për gjykim aministratorin dhe 3 ish aksionerët e 'Neku' SH.P.K. Rrahim Dedja, Adnan Halili dhe Alfred Kurti, janë biznesmenët të cilët dyshohet se kanë fshehur pasurinë e tyre prej 260 milionë lekësh të reja, duke u akuzuar për veprën penale 'Fshehje të pasurisë'. Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera mbi veprimtarinë e kompanisë “Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja, ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ‘Fshehjes së të Ardhurave’ katër shtetas, administratorin dhe ish aksionerët e Shoqërisë ‘Neku’ Sh.p.k. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.8822 të vitit 2021, për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Nga veprimet  hetimore  paraprake të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka rezultuar e provuar që subjekti “Neku’’ Sh.p.k. me Nipt L01405006G, me administrator shtetasin A. K., si dhe ish aksionerët e kësaj shoqërie shtetasit:  Rr. D., A. H. dhe R. L., me aktivitet “Tregëtia me shumicë e mineraleve metalike dhe e metaleve”, me adresë ushtrimi  të aktiviteti Rruga Pazari, Terminali Bulqizë, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180 të Kodit Penal. Objekt i hetimit janë veprimtaria e subjektit “Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja duke mos i deklaruar dhe shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore. Për këtë arsye nga Prokurori Bledar Valikaj janë marrë të pandehur subjekti ekonomik dhe shtetasit e mësipërm për veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga Neni 180/3 i Kodit Penal dhe çështja është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.’

Rrahim Dedja është emër i njohur për drejtësinë, kjo pasi ai është marrë në pyetje si i dyshuar pas vrasjes së Iljaz Çalit në autostradëb Tiranë-Durrës, në prill të këtij viti.

fshehje pasurie prokuroria e tiranes rrahim dedja adnan halili alfred kurti

Sondazh

Poll