Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Lezhës e Vorës në protestë, bojkotojnë seancat

Avokatët në Lezhë kanë marshuar nga ambientet e Gjykatës deri në Sheshin përballë Obeliskut në qendër

21 Qershor 2022, 10:19 Nga A.B
Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Lezhës e Vorës në
Avokatet

TIRANË- Avokatët në Lushnje, Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë kanë bojkotuar ditën e sotme seancat gjyqësore. Avokatët në Lezhë kanë marshuar nga ambientet e Gjykatës deri në Sheshin përballë Obeliskut në qendër. Po ashtu edhe avokatët në Vlorë kanë dalë në protestë para ambienteve të gjykatës. 

Më hartën e re, vendi ynë do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, dy administrative dhe një apeli. Në total janë shkurtuar 18 gjykata të shkallës së parë, pesë administrative dhe një Apel. Kjo gjë sipas Minsitrisë së Drejtësisë sjell një sistem më cilësor dhe ul korrupsionin. Por nga ana tjetër, rrit distancën mes qytetarëve e gjykatave si dhe vështirëson punën e avokatëve.

harta e re gjyqesore vlore lezhe

Sondazh

Poll