Aktualitet

Zjarri në Astir nisi nga “Range Rover”-i vëllait të Sino Llanajt, dyshohet se iu vu tritol vetë pronarit të pallatit

Zona është rrethuar nga forcat RENEA dhe njësia anti-eksploziv pasi dyshohet se në metin e Lanajt është vendosur një sasi tritoli.

21 Qershor 2022, 10:03 Nga F.M
Zjarri në Astir nisi nga “Range Rover”-i vëllait të
Sino Llanaj, plagosja

TIRANË- Zjarri në Astir nisi nga makina e e llojit “Range Rover” që është në pronësi të vëllait të Sino Llanajt, biznesmenit të fushës së ndërtimeve që u plagos në janar të vitit 2021 pas një përplasjeje me armë zjarri që ndodhi në ‘Rrugën e Kavajës’. Mësohet se mjeti i Llanajt që është edhe personi që ka ndërtuar pallatin në fjalë ka qenë i parkuar në garazhin e pallatit që mori flakë dhe djegia e tij ka qenë synimi i autorëve që aktivizuan flakët. Zona është rrethuar nga forcat RENEA dhe njësia anti-eksploziv pasi dyshohet se në metin e Lanajt është vendosur një sasi tritoli.

Zjarri në garazh dëmtoi katër makina dhe la të plagosur tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre, pasi ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë, por situata u ka dalë jashtë kontrollit.  

zjarr ne astir

Sondazh

Poll