Aktualitet

Urdhri i SPAK për dosjen e Dumanit, Lala: Të kemi kujdes, vemë në rrezik jetë njerëzish

Ajo shtoi më tej se gjithsesi në rastin e Nuredin Dumanit duhet bërë kujdes pasi mund të rrezikosh jetën e një person përmes një lajmi.

21 Qershor 2022, 09:44 Nga F.M
Urdhri i SPAK për dosjen e Dumanit, Lala: Të kemi kujdes, vemë
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se dalja e informacioneve nga gazetarët nuk është shkelje ligji dhe se problem qëndron tek prokurorët që kanë lejuar rrjedhjen e të dhënave. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se nuk është hera e parë që prokuroritë e bëjnë këtë gjë. Ajo shtoi më tej se gjithsesi në rastin e Nuredin Dumanit duhet bërë kujdes pasi mund të rrezikosh jetën e një person përmes një lajmi.

“Po bëhet ky lajmi i SPAK sikur është një gjë e re. Unë dhe Tani kemi kaluar kaq shumë situate të tilla nga Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme më herët. Sekretin nuk e nxjerr gazetari. Sekretin e ka për detyrë që ta ruajë prokurori. Kështu që para se të dalë e të paralajmërojë gazetarët, SPAK duhet të gjejë kush e dekonspiroi informacionin. Kjo është histori e vjetër, historia e dekonspirimit. E mbani mend dosjen 339, dolën përgjimet, pesë urdhra u lëshuan në atë kohë. Unë jam në të drejtën time për të publikuar çdo informacion. Por, në rastin e Dumanit duhet të jemi mjaft të kujdesshëm pasi është një gjë që hap probleme për shumë njerëz, por është një çështje integriteti, jo ligjore,”- tha Lala.

Pak ditë më parë, SPAK lëshoi një urdhër ku kërkoi ndalimin e publikimit të të dhënave në lidhje me dosjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Përmes një deklarate të dytë, SPAK sqaroi se urdhri në fjalë i referohej vetëm një gazetari, Elton Qynos, pasi sipas tyre kishte nxjerrë të dhëna që përbënin sekret hetimor.

klodiana lala nuredin dumani

Sondazh

Poll