Aktualitet

Tritol në Astir? Njësia antieksploziv rrethon pallatin që u përfshi nga flakët

Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë.

21 Qershor 2022, 09:54 Nga F.M
Tritol në Astir? Njësia antieksploziv rrethon pallatin që u
Zjarri në Astir

TIRANË- Ekspertë nga njësia antieksploziv kanë mbërritur në pallatin që u përfshi nga flakët pas mnsatës së kaluar. Mësohet se ata ndodhen në garazhin ku dhe është aktivizuar vatra e zjarrit, e cila dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.

Zjarri në garazh dëmtoi katër makina dhe la të plagosur tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre, pasi ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Paraprakisht është raportuar se qëllimi i personave që kanë vënë zjarrin ka qenë të djegin një makinë, por situata u ka dalë jashtë kontrollit.  

zjarr ne ast

Sondazh

Poll