Aktualitet

Zjarri në Astir, flasin banorët: Dëgjuam shpërthime, thyen xhamat e nxorrën gratë e fëmijët me shkallë

Ai thotë se kanë dëgjuar edhe shpërthime, por pritet që të zbardhen më shumë detaje pas hetimeve.

21 Qershor 2022, 09:43 Nga F.M
Zjarri në Astir, flasin banorët: Dëgjuam shpërthime, thyen
Banori në Astir

TIRANË- Një nga banorët e pallatit në Astir ku ra zjarr ka treguar se si shpëtuan familjarët nga godina që mori fjalë. Në një prononcim për mediat, banori tregon se shumë banorë kanë thyer xhamat dhe kanë nxjerrë gratë e fëmiëjt nga dritaret përmes shkallëve lëvizëse. Ai thotë se kanë dëgjuar edhe shpërthime, por pritet që të zbardhen më shumë detaje pas hetimeve.

“Ishim në gjumë kur ra zjarri. Ra poshtë. Morëm ato shkallët që happen dhe thyen xhamat njerëzit e nxorrën gratë e fëmijët. Gjithë çfarë kishin i nxorrën. Reaguan shumë shpejt ata të  zjarrfikëses, erdhën shpejt. Se çfarë ndodhi me zjarrin nuk dimë gjë. S’dimë nëse ka pasur ndonjë shkëndijë apo jo. Dëgjuam shpërthime poshtë në garazh,”- tha banori.

Zjarri u aktivizua pas mensatës së kaluar, rreth orës 01:00. Në total u dogjën katër mjete dhe u plagosën tetë persona. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre.

zjarr ne astir

Sondazh

Poll