Sport

Prezantohet Rudiger, presidenti Perez: “Nga sot je një madrilèn, pjesë e një familjeje unike”

Qendërmbrojtësi gjerman shfaqet në Ciudad Deportiva de Valdebebas. Ai firmosi kontratën me presidentin Florentino Perez për të luajtur me Real Madridin deri në vitin 2026, ku do të mbajë fanelën me numrin 22.

20 Qershor 2022, 15:15 Nga DOSJA

Prezantohet Rudiger, presidenti Perez: “Nga sot je një

SPANJE - Sot në mesditë (11.30), Real Madrid prezantoi Antonio Rüdiger si lojtar të ri ‘los blasncos’. Mbrojtësi gjerman nënshkruajti kontratën e tij deri në vitin 2026, me presidentin Florentino Pérez, mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.

"Sot është edhe një herë, një nga ato ditë të veçanta. Te Real Madridi po vjen një nga ata lojtarë që do të na bëjë më të fortë, një njeri që do të lërë shpirtin e tij në çdo ndeshje. Edhe një vit do të luftojmë për të gjithë titujt. Forcimi dhe përmirësimi i skuadrës është mjaft sfidë, sepse lojtarët tanë janë pjesë e legjendës së Madridit dhe futbollit. Sot mirëpresim Antonio Rüdiger”, - tha fillimisht presidenti Perez.

Prezantohet Rudiger, presidenti Perez: “Nga sot je një

I dashur Antonio, sot je pjesë e një familjeje dhe klubi unik, klubi i 14 Kupave Europiane. Tani e tutje, ju jeni një lojtar madrilen dhe keni zgjedhur sfidën më të madhe të karrierës tuaj. Real Madridi do t'ju shoqërojë gjithmonë në mënyrë që në momentet më të vështira t'ju ndihmojë t'i kapërceni, sepse me këtë fanellë mund të arrini gjëra që janë shumë të vështira për t'u shpjeguar. Do të mësoni shpejt se çfarë është Madridi,”- përfundoi kreu i madrilènëve, presidenti Florentino Perez.

Mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger, i cili do të luajë me numrin 22 në fanelën ‘los blancos’ foli në anglisht: "Është një ditë shumë e veçantë për të gjithë ne. Dua të falënderoj prindërit e mi, sepse pa ta nuk mund të isha këtu. Ata më kanë mbështetur gjithmonë në jetën time. Gjithashtu dua të falënderoj presidentin Perez, që më dha mundësinë të luaj për këtë klub. Dhe dua të falënderoj anëtarët e Madridit për pritjen e tyre, mund të premtoj se do të jap gjithçka. Unë dua të fitoj të gjithë titujt që mundemi. Përshëndetje Madrid dhe asgjë më shumë!"

Prezantohet Rudiger, presidenti Perez: “Nga sot je një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll