Bota

Pas të nxehtit afrikan, stuhia me erëra të fuqishme godet Italinë, shënohen 2 viktimat e para

28 Korrik 2019, 09:42 Nga DOSJA
Pas të nxehtit afrikan, stuhia me erëra të fuqishme godet

ITALI- Pas një jave me temperatura ekstreme, në Itali është rikthyer moti i keq dhe i stuhishëm, duke shënuar dy viktima.

Viktima e parë është një atlete norvegjeze, e cila u godit nga një vetëtimë, teksa po zhvillonte një garë malore në qytetin kufitar të Bolcanos, afër Austrisë.

Organizatorët ndërprenë eventin, pas kushteve të vështira të motit, por grupi ku e ndjera bënte pjesë, nuk ishte informuar për ndalesën.

Ndërsa, një tjetër viktimë u shënua në komunën e Fiumicinos, ku një 27-vjeçare humbi jetën, si pasojë e një aksidenti me makinën e saj.

Stuhia me erëra të fuqishme pak përpara orës 3 të mëngjesit në zonën e Fiumiçinos, bënë që automjeti i saj i vogël “Smart” të shtyhet me forcë rreth 10 metra tutje, duke dalë nga rruga dhe duke rënë në një kanal drenazhimi.

Stuhia dëmtoi lehtë edhe disa shtëpi, një pikë karburanti dhe dhjetëra makina të parkuara në rrugën ku ndodhi tragjedia.Trafiku ajror në aeroportin e Fiumiçinos u rikthye në orët e para të së dielës, pasi u ndërpre përkohësisht për shkak të motit të keq.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 2 viktima moti i keq ne itali stuhia godet italine 2 viktima moti i keq ne itali stuhia godet italine

Sondazh

Poll