Politike

Berlini: Të hapen menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Baerbock theksoi se BE-ja mirëpret rekomandimin e Komisionit për Ukrainën dhe Moldavinë dhe pret që e njëjta gjë të ndodhë së shpejti dhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

20 Qershor 2022, 13:23 Nga d.a
Berlini: Të hapen menjëherë negociatat e anëtarësimit
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Barbock, gjatë mbërritjes së saj në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg ka kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ansa, Baerbock theksoi se BE-ja mirëpret rekomandimin e Komisionit për Ukrainën dhe Moldavinë dhe pret që e njëjta gjë të ndodhë së shpejti dhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit për Ukrainën dhe Moldavinë, ky është një moment historik dhe të gjithë duhet të pyesin veten se çfarë do të ndodhë nëse marrim vendime të gabuara: Evropa gjithmonë rritet në kohë të vështira dhe ne jemi gjithashtu në favor të dërgimit të një mesazhi për Ballkanin Perëndimor, hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.-tha Baerbock.

Të premten, Komisioni i BE-së rekomandoi emërimin zyrtar të Ukrainës dhe Moldavisë si kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi për statusin e kandidatit tani duhet të merret nga qeveritë e 27 vendeve të BE-së.

Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit si çift.

 

annalena baerbock integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll