Politike

Rrëzimi i kërkesës së deputetëve të PD, Balla: Ka probleme të qasjes kushtetuese

Balla tha se kërkesa nuk ka mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar rastet kur ngrihen këto komisione.

20 Qershor 2022, 13:29 Nga A.B
Rrëzimi i kërkesës së deputetëve të PD, Balla: Ka
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se rrëzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit për Investimet Strategjike, u bë për shkak se kërkesa e tyre kishte probleme në qasje të Kushtetutës. Për mediat, Balla tha se kërkesa nuk ka mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar rastet kur ngrihen këto komisione, nuk kërkohet hetim i një çështjeje të veçantë dhe mungojnë indiciet që justifikojnë një komisioni të tillë. 

'Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e GJK e cila ka sqaruar rastet kur ngrihen këto komisione, nuk kërkohet hetim i një çështjeje të veçantë dhe mungojnë indiciet që justifikojnë një komisioni të tillë. Kam bërë një sqarim të plotë për refuzimin e kësaj kërkese dhe mendoj se opozita ka instrumentet të tjera të kontrollit parlamentar, por në kërkesë nuk ka as fakt as indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e këtij komisioni. Pa i mohuar të drejtën 35 deputetëve, e drejta e kuvendit për të hetuar nuk është e pakufizuar. Të vish dhe të kërkosh të hetosh të gjithë hapësirën e zbatimit të ligjit, nuk mund të jetë objekt i një komisioni. Për më qartë të enjten në Kuvend do parashtroj të gjitha arsyetimet e një karakteri strikt kushtetues të refuzimit të kësaj kërkese.'- tha Balla. 

Ditën e sotme, Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit të Investimeve Strategjike. 

taulant balla

Sondazh

Poll