Bota

Ministrja e Jashtme gjermane: S'jemi në gjendje të eksportojmë gjithë grurin nga Ukraina

Gjermania po mbështet Poloninë dhe Rumaninë në përshtatjen e hekurudhave të tyre për të mundësuar eksportin e miliona tonë drithërave të ngecur në Ukrainë

20 Qershor 2022, 10:17 Nga d.d
Ministrja e Jashtme gjermane: S'jemi në gjendje të
Annalena Baerbock

LUKSEMBURG-Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, u shpreh se Gjermania po mbështet Poloninë dhe Rumaninë në përshtatjen e hekurudhave të tyre për të mundësuar eksportin e miliona tonë drithërave të ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadës detare ruse.

“Sigurisht që nuk do të jemi në gjendje të nxjerrim të gjithë grurin. Sigurisht që nuk do të jemi në gjendje të nxjerrim të gjithë drithin, por nëse arrijmë të çlirojmë një pjesë të saj, në rrugë të ndryshme, atëherë kjo do të ndihmojë pasi po përballemi me këtë sfidë globale,” tha Baerbock në takim me homologët e saj të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Sipas The Guardian, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, sot kanë zhvilluar një takim në Luksemburg për të diaskutuar mënyrat për të çliruar miliona tonë drithë të ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadës së portit rus të Detit të Zi. 

annalena baerbock lufta ukraine-rusi takimi i ministrave europian ne luksemburg

Sondazh

Poll